Elvana Gjata ka qendër të vëmendjes së mediave rozë, që prej masakrës që ndodhi muajin e kaluar në zonën e ish-bllokut, ku i përfshirë ishte dhe i dashuri i saj.

E megjithatë së fundmi Elvana ndoqi në Instagram deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Diçka e cila nuk mund të mos vihej re, pas thuajse 2 muaj mungese.

Por pasi ky veprim shkaktoi një valë reagimesh ndër ndjekësit e saj dhe mediat rozë, sot Elvana ka marrë një tjetër vendim .

Këngëtarja e njohur ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka marrë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga rrjetet sociale.

Image