Partia Popullore Evropiane dënon aktin dhe fjalorin e VMRO-DPMNE-së të cilët i quajnë kriminelë deputetët që u bashkuan në grupin e deputetëve që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Kryetarja e asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane Doris Pak, pas takimit me kryetarin e VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickovskin, në  Helsinki është shprehur se kjo sjellje është e papranuar për demokracinë e BE-së.

“Është e papranueshme të trajtohen si kriminelë tetë deputetët e VMRO-së të cilët votuan për marrëveshjen me Greqinë dhe për të ardhmen evropiane. Partia Popullore Evropiane nuk toleron këtë akt”, ka shkruar në profilin e saj në ‘twitter’, Doris Pak.

Në kongresin e Partisë Popullore Evropiane edhe  euorokomisari për zgjerim, Johanes Hahn, është takuar me deputeten, Emilija Aleksandrova, të cilën e ka përshëndetur për guximin e votimit “pro”  ndryshimeve kushtetuese, bashkë me shtatë deputetët tjerë. Hahn apeloi të ndalen kërcënimet dhe të punohet pro agjendës evropiane nga të gjitha partitë politike.

“Të gjitha kërcënimet duhet të ndalen! Të gjitha partitë duhet të punojnë për agjendën evropiane të cilët e duan shumicën e qytetarëve”, ka shkruar në ‘twitter’ eurokomisari, Johanes Hahn. Ditë më parë, Hahn gjithashtu deklaroi se viti 2025 është vit më real për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor. Edhe Gjermania si shtet i fuqishëm brenda BE-së, Marrëveshjen e Prespës e llogarit marrëveshje me peshë dhe historike.

“Shans historik për Shkupin. Kur të zgjidhet problemi me emrin me Greqinë, bie një pengesë vendimtare për afrimin e saj me BE-në dhe NATO-n”, është shprehur ministri i punëve të jashtme i Federatës gjermane, Hajko Mas, pas takimit me ministrin  e jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Loading...