Zv/kryeministri, Bujar Osmani sot pati takim me ambasadorin e Hungarisë  Laslo Ishtvan Duks ku biseduan për ngjarjet e fundit politike në vend. Sipas Osmanit Hungaria gjithnjë ka qenë mbështetës i madh i procesit të integrimit të Maqedonisë në strukturat Eruoatlantike.

“Brifingu i mëngjesit me Ambasadorin e Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, për perspektivat evropiane të vendit, por në kontekst të mbështetjes së procesit të zgjerimit nga ana e Hungarisë dhe vendeve tjera të grupit të Vishegradit” ka shkruar Osmani

Ndryshe Osmani takimet me ambasadorët e huaj në vend i bën gati se çdo ditë për të biseduar dhe dëgjuar mendimet e tyre rreth proceseve politike në Maqedoni. /TS/