Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mohuar informacionet se është takuar me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili javën e kaluar njoftoi se kishte fituar të drejtën e azilit politik në Budapest, pas arratisjes së tij për shkak të dënimit me burg prej dy vjetësh për mercedesin luksoz. Orban duke u përgjigjur në pyetjen e opozitës në Kuvend nëse është takuar me Gruevskin, tha se nuk ka kohë të marrë frymë e lëre më të takohet me Gruevskin.

Kryeministri hungarez tha është falënderues ndaj Gruevskit për mbylljen e rutës së emigrantëve dhe shtoi se ish kryeministri i Maqedonisë ka qenë i përndjekur në nivel ndërkombëtar nga Sorosi. Orban, situatën aktuale në Maqedoni e cilësoi si vend ku ndodhin lojëra politike ndërsa në të është i përzier edhe sundimi i së drejtës.