Spanjolli Rafael Nadal do t’i nënshtrohet një operacioni dhe për rrjedhojë do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Rafael Nadal do të mungojë në ATP në Londër, pasi do të kryejë operacion në kyç. Nadal në fund të muajit të kaluar, u largua nga Paris Masters pas një lëndimi muskulor dhe kështu Novak Djokoviç zuri vendin e parë në ranglistë.

Fillimisht spanjolli shpresoi të rikuperonte pa ndërhyrje, por mesa duket nuk ja ka arritur qëllimit dhe tashmë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes dhe pas operacionit do të mësohet koha e rikuperimit. /