Më shumë se 2 000 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur që prej janarit në gjithë Mesdheun për të arritur Europën, njoftoi sot OKB-ja, duke theksuar se më shumë se gjysma e tyre kanë vdekur ndërkohë përpiqeshin që të shkonin në Itali.

“Rreth 105 000 azilkërkues dhe emigrantë kanë arritur Europën deri tani, për këtë vit, dhe numri i jetëve të humbura në Mesdhe kalon 2 000 persona”, deklaroi një zëdhënës i Komisariatit të Lartë për Refugjatët (HCR) në OKB, Charlie Yaxley, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Megjithatë këto shifra janë në rënia nëse krahasohen me ato të viteve të fundit.