Drejtori i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh deklaroi sot se dje në Kosovë kanë hyrë shtatë kamionë me mallra nga Serbia.

Zakonisht, para vendosjes së taksës 100 për qind për produktet serbe brenda ditës hynin 70 deri 100 kamionë, raportimin e FoNet-it.

Qeveria e Kosovës para disa ditëve mori vendim për rritjen e taksës 100 për qind për produktet serbe.