Neymar nuk është synimi i Barcelonës në listën e transfereve, megjithatë braziliani ka derën e hapur në “Camp Nou”.

“Neymar është një lojtar që nuk po e diskutojmë për momentin” ka thënë Pep Segura për “Cadena Ser”.

“E kam thënë edhe më herët që asnjë lojtarë i ri që largohet për të holla, nuk do të kthehet. Qëndrojmë pas kësaj. Por rrethanat me Neymar janë krejtësisht tjera” ka vazhduar menaxheri gjeneral i Barcës.

“Duhet gjithmonë të vlerësojmë cilat janë lëvizjet më të mira për ne” ka përfunduar Segura.

Kujtojmë se Barcelona kishte transferuar Ousmane Dembelen si zëvendësues të Neymar, megjithatë francezi nuk ka bindur drejtuesit e klubit.