Portieri i Valencias, Neto është i lumtur për rikthimin e tij kundër Juventusit, por ka pranuar se ishte frustruese qëndrimi i tij në Torino për dy vite

Braziliani ju bashkua bardhezinjve si transfer i lirë nga Fiorentina më 2015, por pati vetëm 11 paraqitje në ligë dhe ishte rezervë e Gianluigi Buffon.

Sot ai rikthehet në stadiumin e Juventusit për ndeshjen kruciale për Ligën e Kampionëve dhe ai ka folur në konferencën për shtyp bashkë me Marcelinon.

“Ndjenja është më e mirë e mundshme”, ka siguruar Neto.

“Nuk mendoj se mund të kthehem në formën time më të mirë, për një ndeshje të këtij niveli. Jam i lumtur që jam këtu, por nuk e dija çfarë mund të ndodhte”.

“Kam kaluar dy vite këtu në të cilat nuk isha i lumtur, nuk dëshirova të ishin të tilla por jam i lumtur me zgjidhjen që bëra. Ne shpresojmë të bëjmë më të mirën nesër”.

“Dallimet në mes meje dhe Wojciech Szczesny? Po më bëni një pyetje të vështirë, është e vështirë për të folur në këto kushte”.

“Ai është një portier më kualitete të larta, ai po bën një punë të mirë dhe pati sezone të mira edhe në Romë. Komentet ua lë njerëzve të tjerë, por unë shpresojë që me anë të kualiteteve të mija Valencia të merr rezultat pozitivë nesër”.