Klinika e Pulmologjisë dhe Shoqatat shëndetësore alarmojnë për rritjen e numrit të pacientëve të prekur nga sëmundjet respiratorë. Sipas shoqatës maqedonase të sëmundjeve respiratorë, shkaku kryesor për rritjen e numrit të pacientëve është ajri i ndotur vitet e fundit në vend.

Si njëri nga faktorët e rrezikut për këto sëmundje është ndotja e ajrit, si në hapësirat e mbyllura poashtu dhe në hapësira të hapura. Sipas numrit më të madh të të dhënave statistikore 90% e përmbajtjes së ndotjes së ajrit nëpër hapësirat ë brendshme i përket mbetjeve të prodhimeve të duhanit” – tha Marija Zdraveska , Shoqata maqedonase e sëmundjeve respiratorë

Gjithçka që është në sistemin shëndetësor të standardizuar me të vërtetë duhet të ndërmerren të gjitha aktivitet që të përmirësohet shëndeti i qytetarëve”. –  u shpreh Nikolla Jankullovski, Rektor i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Shkup

Për ditë të tëra Maqedonia shënon shifra alarmante të ndotjes së ajrit, ku qytetet më të ndotura rezultojnë të jenë Shkupi, Tetova dhe Manastiri. Qeveria ditë më parë doli me masa afatgjate kundër ndotjes, të cilat pritet të zbatohen gjatë dy viteve të ardhshme, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme disa shoqata kërkuan nga institucionet vendore që të përgatisin edhe masa urgjente afatshkurta të cilat do të zbatohen derisa të bëhet zbatimi i masave afatgjate. Tre milion njerëz çdo vit vdesin nga sëmundjet kronike respiratore, ndërsa 400 milion njerëz në gjithë botën vuajnë nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes. Shkaktar kryesor është niveli i lartë i ndotjes së ajrit.