Një denoncim është bërë në policinë e Fierit, ku një grua kallëzohet si dhunuese në familje.

Policia bën të ditur se shtetasja 33-vjeçare, me inicialet R.S, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.

Njoftimi nga Policia e Fierit:

Më datë 21. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim,  për shtetasen R. S., vjeçe 33, banuese në Fier, pasi ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht, bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.