Napoli dhe Empoli hapin sonte ndeshjen e xhiros së 11-të në Serie A prej orës 20:30 në stadiumin “Sao Paolo”.

Skuadra e Carlo Ancelottit momentalisht është në vendin e tretë me pikë të njëjta me Interin, nga 22, dhe sonte kërkon fitore në shtëpi që t’i afrohet Juventusit, që mban vendin e parë me 28 pikë, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa skuadra e Empolit është në formë jo të mirë, pasi ka grumbulluar vetëm 6 pikë në këtë stinor, një fitore dhe tri barazime.

Në tri ndeshjet e fundit mes tyre, Napoli i ka fituar dy, dhe një ndeshje ke përfunduar pa fitues.