Lëndimi e Lucas Biglias nuk do të thotë që në formacion do të rikthehet ish-kapiteni i Milanit, Riccardo Montolivo.

Sot është konfirmuar lëndimi i Biglias në pulpën e këmbës, që do ta lërë atë jashtë fushave për dy muaj, transmeton Gazeta Express.

Bakayoko e zëvendësoi atë në ndeshjen ndaj Genoas të mërkurën, mirëpo prapë nuk arriti të bëjë paraqitje të mirë.

Disa thanë që me lëndimin e Biglias, në formacion do të rikthehet Montolivo, mirëpo sipas Gazzetta dello Sport kjo është e vështirë që të ndodhë.

Montolivo ka qenë kapiten e Milanit deri në verën e vitit 2017, dha ka bërë më shumë se 150 paraqitje për kuqezinjtë.

Andrea Bertolacci dhe Jose Mauri do të konsiderohen para Montolivos.