Po konsultohen se me çfarë prova do të mbrohen në seancën e ardhshme gjyqësore.

Kjo pasi e sotmja u ndërpre menjëherë pas dëshmive të ekspertëve të MPB-së, të cilët para 6 vjetëve kishin kryer analizat e provave materialeve gjatë hetimit të rastit “Monstra”. Në fillim të seancës së sotme, eksperti i parë, i punësuar në Njësitin për krim-teknikë në MPB, tha se në këtë rast, më 17 prill 2012 ka kryer analiza të gjurmëve të gishtërinjve në veturën “Fiat Punto”.

“Në analizë u dërguan dy gjurmë, njëra prej të cilave ishte nga pëllëmba e dorës dhe ishte më e pranueshme për analiza, por pas hyrjes në sistem, nuk u identifikua asgjë”, Eksperti i krim-teknikës.

Nga pala mbrojtëse thonë se përsëritja e këtyre provave zgjat procesin pa nevojë dhe kërkojnë nga prokurorët special që të nxjerrin provat e tyre për të arritur më shpejt drejt epilogut të këtij rasti.

“Edhe në këto prova që përsëriten, dalin elemente të reja si në seancën e sotme që Prokuroria e krimit të organizuar që e kishte lëndën nuk ka kërkuar detaje për intervalin kohor se kur janë detektuar këto internet komunikimet e personave të akuzuar. Ky është një lëshim thelbësor se nuk dihet kur janë bërë këto komunikime para apo pas deliktit”, tha Naser Raufi, Avokat.

Eksperti i dytë, nga Njësiti për forenzikë digjitale në MPB, shpjegoi ekspertizën e bërë nga kompjuterët dhe pajisjet tjera e të akuzuarve. Ai tha se ka pasur për detyrë të vërtetoj përmbajtjen e komunikimit elektronik dhe skedarëve, të cilat kishin të bëjnë me përgatitjen e aktakuzës për terrorizëm. Eksperti i forenzikës digjitale tha se pjesë kompjuteriku janë marr nga Qani Aziri, Haki Aziri, Fejqi Aziri, Imer Demiri Agim Islamjloviq, Ismir Asani dhe 12 të tjerëve.

“Nga kompjuteri i Agim Islamjloviqit janë gjetur fragmente tekstuale nga komunikimi i internetit i realizuar përmes MSN, SKYPE dhe FACEBOOK”, u shpreh eksperti i forenzikës digjitale.

Familjarët e katër djemve të vrarë dhe peshkatarit thanë se më nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore, pasi që janë të dhimbshme për ta dhe nuk munden t’i përcjellin dëshmitë e ardhshme.

“Përmbajtja e këtyre komunikimeve nuk është në kompetencë të këtyre ekspertëve, por në përpunim plotësues që do të prezantohet në gjykatë, ku ekzistojnë kompakt disqe dhe program i posaçëm dhe udhëzues për verifikimin e atyre CD-materialeve”, tha Dafinka Ivanovska, avokate.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës më 12 prill të 2012-ës, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismajloviq, Fejzi e Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kaluar i shfuqizoi këto aktgjykime dhe rastin e mori Prokuroria Publike Speciale. Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti filloi nga fillimi dhe ende gjendet në procedurën e dëshmive, kurse seanca e radhës u caktua më 10 dhjetor.