Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi, u takua sot me z. Heri Patrinos, shef i Sektorit të Arsimit për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, të Bankës Botërore. Ministri Ademi shprehu mirënjohjen për ekipin e Bankës Botërore për bashkëpunimin e shkëlqyer deri tani dhe ka shprehur besimin e tij se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet.

“Bankën Botërore e konsiderojmë si partnere dhe një ndër përkrahëset më të mëdha në reformat arsimore në Maqedoni në vitet e fundit. Ndaj, vërtetë i vlerësojmë lartë raportet që përgatiten dhe përkrahen nga Banka Botërore, e që kanë të bëjnë me gjendjen e arsimit në vendin thotë”, theksoi Ademi. Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ka shtuar ai, ka synim të qartë – ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor, që do të prodhojë gjenerata me dituri dhe njohuri në sferat që i studiojnë”.

“Jemi të vetëdijshëm se shteti ynë nuk ka resurs tjetër dhe më të rëndësishëm për përparim. Ne nuk kemi pasuri natyrore enorme. Botës globale mund t’i konkurrojmë me dituri, ide dhe inovacione. Prandaj, doemos duhet të investojmë në arsim, gjegjësisht në diturinë e secilit individ”, ka shtuar ministri Ademi.

Një ndër rrëfimet më të suksesshme është Projekti për zhvillimin e shkathtësive dhe inovacioneve (projekti SKILS), të cilin e implementon MASH. Qëllimi i këtij Projekti është transparenca në financim dhe të promovohet llogaridhënia në arsimin e lartë, të rritet përshtatja e arsimit të mesëm profesional katërvjeçar me nevojat e tregut të punës dhe të përkrahen kapacitetet për inovacione të Republikës së Maqedonisë. Gjatë periudhës së implementimit të Projektit janë arritur rezultate të rëndësishme në zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse të formimit dhe arsimit të mesëm teknik, programi për ndarjen e granteve të shkollave të mesme profesionale që e përkrah trajnimin praktik të nxënësve, si dhe plasmani i instrumenteve financiare për përkrahjen e inovacioneve.

Reformat e përkrahura nga miqtë tanë ndërkombëtarë, ndër të cilët edhe institucioni financiar global me renome – Banka Botërore, do të vazhdojnë edhe më tej, e disa nga to tani janë në rrjedhë e sipër të realizmit.