Deputeti Milaim Zeka ka reaguar ndaj mbledhjes së sotme mes dy qeverive shqiptare, duke thënë se më mirë do të ishte të recitonin poezi patriotike sesa poetike e aspak politike.

Zeka thotë se gazetarët do duhej të bënin pyetje se a është e vërtetë që qeveria ndau 120 mijë euro për drekën, duke shtuar se aq ishte shuma që më të vërtetë qeveria jonë ndau për drekën.

Postimi i plotë:

Mbase nje viti e kuptoni se çfare eshte folur sot ne Peje?!!!

Ma mire do ishte qe sot, ne vend te fjalimeve poetike, aspak politike, te thirreshin Reshat Arbana dhe Çun Lajçi, qe te recitonin poezi patriotike, kushtuar festave te Nentorit.

Ashtu sikurse qe Serbia nuk ka zbatuar asnje marreveshje me Kosoven, te njejten gje ka bere edhe Shqiperia me Kosoven. Perpos pordheve patriotike qe i shesim njeritjetrit, asgje per mashallah nuk kemi bere. Sa t i ofrohesh kufijeve te dy vendeve, direkt e kupton se çfare klase politike kemi andej e kendej. E kupton qe populli konsiderohet hajvanat, qe mbahet ne kete varferi vetem me llafe.

Asnje gazetare nuk e beri pyetjen: vertete 120 mi euro kushtoi kjo dreke? !!!

Kaqe ndau qeveria jone…!!