Oriela Nebiaj është moderja e preferuar e shqiptarëve. Kë është rezultati përfundimtar i sondazhit të realizuar në Facebook nga revista “Anabel”, ku listoheshin disa nga moderatoret më të spikatura të momentit, të cilat drejtojnë formate të reja në ekran.

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike ka prezantoi vitin e fundit emisionin “Wake up” me Eno Popin dhe Isli Islamin, me të cilin vazhdonedhe në sezonin e ri, pas largimit të Enos. Po ashtu ajo ishte protagoniste edhe në drejtimin me sukses edhe programin veror në Top Channel.

Image

Pozitiviteti që Ori përcjell duket se ka qenë arma e saj e fortë në këtë sondazh. Kjo periudhë ka mjaftuar që ajo të fitojë simpatinë e publikut, i cili e ka votuar prezantuesen e preferuar shqiptare, duke e klasifikuar në vendin e parë me 30% të votave.

Edhe vendi i dytë okupohet nga një një tjetër prezantuese e Top Channel. Bëhet fjalë për Dojna Memën, prezantuese e “Pop culture”, e cila vlerësohet për shkathtësinë dhe në sondazh ka koleksionuar 25% të votave.

Pjesë e këtij sondazhi kanë qenë edhe Fjoralba Ponari, Bieta Sulo, Nevina Shtylla, Klea Huta, Roza Lati, Bora Zemani dhe Rudina Dembacaj.

Ndërkohë që çudit fakti, që në këtë Sondazh nuk janë përfshirë emra si Arbana Osmani, Alketa Vejsiu, Rudina Magjistari, Jonida Shehu, etj. të cilat kanë dominuar ekranet shqiptare në këto vitet e fundit.

Image