Roli i Giuseppe Marottas, ende nuk është zyrtarizuar, por ai thuhet se tashmë ka filluar punën sot për skuadrën e Serie A dhe është takuar me CEO’në, Alessandro Antonello

Drejtori u largua nga Juventusi muajin e kaluar pasi që u shkarkua nga bordi dhe ai ishte në Kinë gjatë vikendit ku u takua me pronarin e Nerazzurri me Suning Group.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht emërimi i tij si drejtor në Inter, por FCInterNews raporton se ai ka arritur në Serie A dhe është takuar sot me Antonellon.

Të dy kanë qenë në zyre me makinë zyrtare të Interit, që tregon se tashmë ai po punon për ekipin italian.