Ish shefi i diplomacisë Denko Maleski vlerëson se pas finalizimit të marrëveshjes së Prespës, vendi do të kalojë nëpërmjet një procesit të transformimit shoqëror. Për shkak të mentalitetit ballkanik të shoqërisë dhe traditës autoritare, ky proces sipas tij do të jetë i vështirë.

Marrëveshja e Prespës ishte kusht, kushti i parë dhe hapi i parë, pra pajtim mes Maqedonisë dhe Greqisë përmes kompromisit rreth emrit dhe historisë.  Marrëveshja e Prespës e hap derën të ecim në reformimin e shoqërisë, në atë kontekst që të bëhet e sigurt, të bëhet demokratike, e lirë, të gjithë të jetojnë këtu, të ndjehen si në shtëpi dhe askush të mos jetë i detyruar ta lëshojë Maqedoninë. Ta bëjmë pjesë të këtij integrimi evropian!- deklaroi Denko Malevski, ish-ministër i Jashtëm.

Profesori Bekim Kadriu vlerëson se reformat duhet të realizohen paralelisht me ndryshimet kushtetuese që burojnë nga Marrëveshja e Prespës.

Qytetarët kanë nevojë që të ketë një administratë më efikase. Qytetarët kanë nevojë të ketë një gjyqësor të pavarur. Qytetarët kanë nevojë të ketë depolitizim të institucioneve. Qytetarët kanë nevojë që të mos ketë korrupsion në shoqëri- deklaroi Bekim Kadriu.

Kadriu pret që realizimi i reformave të intensifikohet me Procesin e verifikimit me çka vendi duhet të harmonizojë legjislativen me atë të BE-së.