Në Bulevardin ,,Iliria,, në Tetovë, dje (19-nëntor), rreth orës 18.00 vetura e tipit “Seat Leone” me targa të Shkupit, drejtuar nga 28-vjeçari L.A. Nga fshati Poroj, ka aksidentuar 30 vjeçarin A.I. këmbësorë nga Reçica e Vogël.
Nga aksidentimi, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore (frakturë në këmbën e majtë), ku është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore, është ndaluar për mjekim të mëtutjeshëm.
Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, dhe po punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit.