Çdo ditë ndërmerren masa për zgjidhjen e problemit të trashëguar me ajrin e ndotur, që ishte injoruar nga VMRO-DPMNE, është përgjigjur LSDM në akuzat e VMROO-së se pushteti nuk ndërmerr asgjë kundër ndotjes së ajrit.

“Katastrofa e trashëguar nga VMRO-ja kriminale, parti e cila e ka injoruar problemin dhe shkatërruar gjithçka të shëndetshme dhe të gjelbër, sot zgjidhet me aktivitete të shumta dhe masa në nivel qendror dhe lokal, me qëllim të sigurohet ajër më i pastër për të gjithë qytetarët”, theksojnë në LSDM, ku nga atje përmendin 20 aktivitete për uljen e ndotjes së ajrit.