Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bashkë me shqiptarë të tjerë, ishte e pranishme në Vatikan, ku u mbajt një koncert i madh në Teatrin “Argentina” të Romës në nder të Heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Madje ajo u shndërruar edhe në epiqendrën e fotografive të shumta që personazhet shqiptare kanë shkrepur me Dua Lipën.  një ndër ta është edhe kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

“Si të gjithë Shqipëtarët FANS I MADH i @dualipa ???? Krenar me ty ?”, ka shkruar ish-kapiteni legjendar i Kombëtares kuqezi në përshkrimin që ia ka bërë fotografisë.

Por këngëtarja e talentuar e duket se e ka veccuar Lorikun nga shqiptarët e tjerë që postuan fotografi me të, pasi i ka komentuar atij në foton, të cilën Dua jo vetëm e ka pëlqyer, por edhe e ka komentuar me 3 zemra (emoji), duke e vlerësuar mendimin e ish-futbollistit.

Madje ajo ka shkruar edhe më tej, pasi Lorik Cana është i vetmi nga të pranishmit e tjerë, të cili ajo i ka bërë edhe ‘folloë’ në Instagram!

Suksesi i Dua Lipës në skenën ndërkombëtare është afirmuar tashmë dhe është i padiskutueshëm.  Madje mund të themi pa frikë, se ky vit ka qenë me të vërtetë viti i Dua Lipës, pasi ajo ka marrë shumë çmime dhe ka bërë koncerte dhe turne pa fund nëpër botë.

Image