Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy pritet të mungojë jashtë fushave të blerta deri në tre muaj pas operimit të bërë në gju.

Trajneri i Pep Guardiola e ka konfirmuar se 24-vjeçari francez do të mungojë nga 10 deri në 12 javë, transmeton Gazeta Express.

Në javën e kaluar Mendy bëri një operim në Barcelonë për shkak të problemit në gjurin e këmbës së majtë.

Mendy në këtë stinor i ka bërë 12 paraqitje dhe ka luajtur 90 minuta në ndeshjen  ndaj Manchester Unitedit para se të fillonin ndeshjet e kombëtareve