Arlind Murtezani
Në vazhdën e deformimeve të shënimit së datave, pseudo-historianët e fjetur dhe të vetequajturit intelektual po bejnë gafën më të madhe sa i përket shënimit festiv të Ditës së Alfabetit. Frymimi i shkronjave shqipe nuk ka filluar në Manastir; më saktësisht nuk është themeluar ky alfabet në këtë datë dhe kremtimi nuk duhet bërë si një datëlindje formale e krijimit të shkronjave shqipe. Alfabeti ynë është i lashtë sa bota, kurse Kongresi i Manastirit është 110 vjeç sot.
Gjithsesi, për përmasat e alfabetit tonë më shumë vëmendje kemi pasur nga studiues të kombësive tjera, se sa nga vetë ne shqiptarët.
E, sa i përket neglizhencës sonë shqiptareske, historia shpesh ka dënuar popuj dhe mallkimet e tilla na kanë rra hise gjithnjë për shkak të memorjes sonë të shkurtër kolektive. Në këtë Nëntor, na duhet një reflektim venatak i secilit prej nesh për vizionin e përgjithshëm kombëtar: SA jemi dhe SI jemi duke i ndihmuar amanetit shumëshekullor për komb e atdhe?
Për hir të frymës festive, citoj Lamartinin, që thotë: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun-  Njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.