Një efektive policie e repartit Shqiponja, mbeti e plagosur rëndë gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre.
Burime te policise, thone se efektivja e plagosur është Ina Muka, 24 vjeçe, efektive e forcave Shqiponja, e cila ishte tek parlamenti bashkë me kolegët e saj për të ruajtur rendin.

Ajo ka humbur 4 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar.

Policia tha se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie. Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë.

Nderkohe nga banorët ka persona të plagosur që po marrin ndihmë në Spitalin e Traumës. Pas protestës policia ka shoqëruar disa protestues disa prej te cileve u arrestuan live.