Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka gjetur kohë për relaksim mbrëmjen e së premtes, i ulur në një karrige të thjeshtë, përball Besnik Tahirit të ulur në një kolltuk të rehatshëm.

Kryeministri, po kostum, ka zgjedhur të pi birrë e të ngre dolli me Tahirin, që është Koordinator Nacional për Reformën Shtetërore.

Pa treguar se çfarë po festojnë, fotografinë e ka postuar në rrjetin social Instagram, Besnik Tahiri, me shkrimin “Gëzuar miq”.