Kampionët gjerman pritet që të luajnë kundër AEK Athens para se të përballen me Borussia Dortmund pas një barazimit të papritur kundër Freinburgut të shtunën.

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac ka bërë thirrje për lajmet në media derisa ka lutur që të këtë unitet në skuadër para kësaj periudhe të vështirë te sezonit.

Bayerni barazoi 1-1 me Freiburgun të shtunën, janë në vendin e tretë në Bundesligë, katër pikë pas liderëve Borussia Dortmund me të cilët pritet që të përballen, por ata ende janë në garë për titullin e shtatë vendor në Bundesligë.

“Nga brenda e kam mbështetjen, ne flasim shpesh për këtë. Hasan Salihamidzic është në stërvitje çdo ditë. Nëse ka nevojë të bëhet diçka në publik ne mund të diskutojmë”.

“Është e vërtetë që gjërat kanë ndryshuar, ne e kemi tejkaluar një progras dhe tani duhet që ta ruajmë atë|.

“Nëse një familje qëndron bashkë jeta është më e lehtë. Ne duhet të jemi bashkë, të jemi të fortë. Mendoj që të gjithë duhet të vendosin për veten e tyre dhe për atë së çfarë është e drejtë për ta”.

“Ne mund të bashkohemi, të punojmë së bashku, të luajmë së bashku, nga presidenti deri te lojtarët dhe të krijuesi i fanellave”.