Gjatë kontrolleve të pëforëcuara të ditës së djeshme, të realizuara në rajonin e Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, gjithësej janë zbuluar 120 kundërvajtje në trafik, edhe atë në Tetovë 68 kurse në Gostivar 52 kundërvajtje.

Numri më i madhë i kundërvajtjeve në Tetovë, edhe ate 38 kundërvajtje, janë për gabim parkimet apo parkim jo i regullt, 10 persona kanë drejtuar veturë pa patent shoferi, 3 persona nuk u janë përmbajtur përkufizimeve të parapara ligjore pëe shoferë fillestarë e tjerë, kështu që të njëjtëve u janë pregaditur 23 fletëpagesa për kundërvajtje, dhe 45 fletëpafesa të detyrueshme për kundërvajtje.

Numri më i madhë i kundërvajtjeve në Gostivar, edhe atë 11 kanë të bëjnë  me shpejtësinë e tejkaluar, 6 persona kanë drejtuar veturat pa patentë shoferi, 4 vetura kanë pasur regjistrimin e skaduar, 5 vetura kanë qenë  gabim të parkuara, të cilat kanë qenë të ngritura nga ana e shërbimit të ,,karotrecit,, e kështu me radhë.

Kundërvajtjet e zbuluara, janë sanksionuar me 20 fletëpagesa për kundërvajtje, dhe 32 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje.

Aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhëshme, jo vetëm në dy qytetet e Pollogut, por edhe në rrugët tjera lokale, dhe regjionale.

 

Loading...