Me 13 ndeshje pa humbje radhazi për skuadrën e Unai Emery, nuk e ka surprizuar trajneri e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Emery e mori postin e trajnerit në Arsenal gjatë verës, pasi Arsene Wenger i dha fund periudhës  22-vjeçare si trajner i topçinjve, transmeton Gazeta Express.

“Mendoj se në fillim fansat e Arsenalit nuk ishin të lumtur me ardhjen e tij”, ka thënë Klopp.

“Të gjithë në futboll e dinë sesa i mirë është ai”.

“Wengeri është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë, kjo është e sigurt, mirëpo pas një kohe të gjatë në një klub, atmosfera ndryshon disi2.

Arsenali sot e pret në shtëpi Liverpoolin në kuadër të javës së 11-të në Premierligë duke filluar prej orës 18:30