Trajneri i Liverpoolit e ka lavdëruar impaktin e Unai Emery në Arsenal, derisa dy skuadrat do të takohen në derbin e kësaj radhe në Premier Ligë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka lavdëruar Unai Emeryn dhe impaktin e tij në Arsenal, duke thënë se spanjolli mori përsipër një detyrë të vështirë te një ekipi që sipas tij duket se është menaxhuar “50 vite” nga Arsene Wenger.

Klopp dhe Emery pritet që ti përballin forcat këtë javë derisa dy skuadrat takohen të shtunën në Premier Ligë.

Liverpool hynë në këtë derbi si të dytët në tabelë, katër pikë më shumë se kundërshtarët e tyre të cilët janë të pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit nën udhëheqjen e Emery.

“Gjithmonë ka qenë një sfidë e madhe për ne kur kemi luajtur kundër Arsenalit. Vërtetë ata janë shumë të fortë”, ka thënë Klopp të premten në konferencë për shtyp.

Unai Emery kishte një detyrë  të vështirë pasi që Arsenali më duket sikurse 50 vjet është udhëhequr nga Arsene Wenger”.

“Ai ia ka dalë mirë pas një fillimi të vështirë. Ecuri e madhe pa humbje”.

Wenger ishte në stol të Arsenalit për afër 22 vite para se të dorëheqej në fund të sezonit 2017-18.

Klopp është i lumtur me rekordin kundër Wengerit sa është menaxher i Liverpoolit pasi që ka fituar në tri dhe ka barazuar në pesë takimet e fundit kundër Arsenalit.

Megjithatë, rekordi i gjermanit kundër Emery nuk është i mirë, ku ai ka humbur vetëm një ndeshje me të, ishte kjo finalja e Europa Ligës ku Sevila e Emery mposhti Liverpoolin e Klopp me rezultat 3-1.

Liverpool udhëton në Arsenal pas katër fitoreve rresht dhe pa asnjë humbje në Premier Ligë. Liverpool po ashtu i ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Arsenali