Kim Kardashin vazhdon të jetë një ndër femrave më të përfolura në botë për çdo veprim që ajo bën. Së fundmi ajo ka vizituar një strehë elefantësh në Bali. Por vëmendje ka tërhequr shumë mënyra se si ajo ishte veshur.

Ylli televiziv i “Keeping Up With The Kardashians” kishte shkuar atje veshur vetëm me bikini dhe një fund thuajse të tejdukshëm, që i mbulonte vithet. Madje ajo nuk ka nguruar të hipë mbi një elefant.

FOTOT nga ky moment ajo i ka publikuar në rrjetet sociale, por reagimi i fansave të saj ka qenë i papritur, pasi kritikat për të kanë qenë të shumta.

Veprimi i Kimit nuk është përtypur dot nga mbrojtësit e kafshëve, të cilët kanë shpërndarë fotot e saj në rrjetet sociale, duke sqaruar se elefantët e vegjël po keqtrajtohen, në mënyrë që të jenë të gatshëm të mbajnë turistët. Ata vijnë për ta vizituar strehën, kështu që mund t’i hipin mbi ta.

Megjithatë, Kim ka shpjeguar më pas se ajo dhe familja e saj, para se të shkonin në këtë strehë elefantësh kanë pyetur dhe kanë marrë informacione dhe se kjo strehë mbron elefantët dhe i shpëtojnë ata nga jeta e rëndë në natyrë.