Ka pak kohë që rruga Lin- Pogradec është inaguaruar por problemet për atë që u cilësua si aks me standarde evropiane kanë nisur që tani.

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar këtë mbrëmje në rrjetin social një video të dërguar nga një qytetar i zonës, i cili shprehet se rrugës i janë bllokuar pusetat. Me ardhjen e shirave, borës dhe ngricave do të thyejmë bronjët këtu, shprehet ndër të tjera qytetari që tregon me videon sesi kanalizimet e rrugës së re janë të bllokuara dhe jashtë funksionit.

Për më tepër ndiqni postimin dhe videon e Berishës:

Kjo eshte rruga qe pas pese vitesh mezi i hodhen asfaltin dhe inauguruan.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Sa here kalon ai i Gjati ne rrugen Lin-Pogradec me ministrat vetem mburret. ai Gjiknuri tha se eshte nje nder rruget me te bukura dhe cilesore ne rajon pak kohe ka qe u inagurua dhe ne Mememelisht jane bllokuar pucetat se jane vene tuba te ngaushta dhe sjane vene ne pjerresi tani qe fillojne shirat, ,ngrocat ,bora-keta banoret do thyejne krahet,kembet, brinjet kushedi sa aksidente do kete nga uji qe kalon mes per mes asfaltit ishalla kalojne keta hajdute qe mos u ngopshin dhe thefshin qafen dhe ishall i befshin ilace lekat tona dhe tregojani Kryeministrit tone sic e ka qef ai seshte 3.D po eshte realit dhe trasformimi i rrugve sipas teje ishalla ka ndonjeri me seder dhe te pergjegjshem ne Qeverri te shkoje ta shikoj nga afer dhe te marri masa se do behen cope makinat nga ngricat