Pesë kërkesa i janë parashtruar Kuvendit të Maqedonisë për marrjen e imunitetit të deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u arratis dhe mori azil politik në Hungari. Ato do të shqyrtohen në seancën e nesërme të Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit të Imunitetit, me të cilin kryeson Pavle Bogoevski nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Gruevski është dënuar me dy vjet burg për rastin “Tank” lëndën Prokurorisë Speciale Publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë blerjes së mercedezit luksoz, por para se të fillojë ta vuajë dënimin me burg, ai u arratis në Hungari.

Ai është i akuzuar edhe në lëndët gjyqësore “Trajektorja”, “TNT”, Titanik” dhe “Dhuna në Qendër”, të gjitha këto gjithashtu raste të PSP-së, për të cilat do t’i gjykohet në mungesë.

Përveç kësaj, Gruevski është i dyshuar edhe në disa hetime të hapura të PSP-së, midis të cilave “Talir”, “Propaganda”, “Harmonia”…