Lidhje me femra të shumta për yjet e muzikës nuk janë një gjë e re. Por këngëtari i njohur John Mayer i ka befasuar të gjithë në lidhje me numrin që ka deklaruar rreth femrave që ka çuar në shtrat.

I pyetur se me sa femra ka fjetur deri tani, këngëtari ka befasuar kur ka thënë, se mendon që ka dërguar në shtrat thuajse 500 femra.

Fjalët e tij menjëherë kanë bërë bujë. Por të shumtë e kanë besuar, pasi ai njihet për lidhjet me femrat më seksi të Hollivudit, si Jennifer Aniston, Katy Perry, Jessica Simpson e Taylor Swift.

Por më pas, në një intervistë tjetër, Mayer ka insistuar, se deklarata e tij është keqkuptuar dhe ky numër është padyshim nën 500, ndërsa edhe ka pranuar, se tani as nuk po arrin t’i marrë numrin e telefonit të femrave, e jo më t’i dërgojë në shtrat