Keita Baldé Diao raportohet se mund të largohet nga interi në janar pasi që për të ka shprehur interesim Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi senegalez ju bashkua Nerazzurri në verë në formë huazimi  nga Monaco, me opsionin për ta blerë në kontratë.

Besohet se ai kushton deri në 30 milionë euro, por Tuttomercatoweb raporton se Interi aktualisht nuk është i interesuar për të paguar kaq para.

Keita ka bërë 11 paraqitje deri me tani pa shënuar asnjë gol dhe si shpjegon kjo faqe ai mund të kthehet në janar në Ligue 1.

Wolves janë të interesuar për të nënshkruar me ish lojtarin e Lazio dhe mund ta marrin atë në huazim për 5 milionë euro.

Media italiane ka shkruar se Inter dëshiron ta largoj Keitas apo Antonio Candrevan, me këtë të fundit që interesim ka shprehur West Ham.