Kancelari austriak, Sebastian Kurz do të vizitojë sot Serbinë ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Në mbrëmje, Kurz do të udhëtojë për në Prishtinës.

Në të dy shtetet ai do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës si dhe çështjen e integrimit të këtyre vendeve në një kohë kur BE kryesohet nga Austria deri në dhjetor.

Në Prishtinë, Kurz do të takohet të martën me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj dhe përveçse do të inkurajojë çështjen e.dialogut me Serbinë dhe liberalizimin e vizave, do të trajtojë edhe atë themelimit të ushtrisë.

Më pas, Kurz do të vizitojë edhe 717 ushtarët austriakë të KFOR-it.