Juventusi ka biseduar me Jorge Mnedesin për mundësinë e transferimit të David De Geas në Torino nga Manchester Unitedi.

Super-agjenti e reprezanton portierin spanjoll, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij stinori, transmeton Gazeta Express.

Unitedi ka mundësi që t’ia vazhdojë kontratën De Geas edhe për 12 muaj, mirëpo rrezikon për ta humbur atë si lojtar të lirë në rast se ky i fundit nuk arrin marrëveshje me klubin.

Juventusi po ashtu e dëshiron edhe James Rodriguezin dhe mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.