Ben Affleck dhe Jennifer Garner tani janë zyrtarisht beqarë, meqë një gjykatës privat e ka nënshkruar divorcin e tyre, shkruan TMZ.

Javën e kaluar ish çifti paraqiti dokumentet e tyre përfundimtare për të shkuar tutje me divorcin e tyre dhe të mërkurën kjo u bë zyrtare.

Kushtet e marrëveshjes përfshijnë kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre dhe gjithashtu kanë rënë dakord edhe të marrin pjesë në seanca terapeutike të bashkë-prindërimit një herë në muaj për të paktën gjashtë muaj.

Në ndërmjetësimin e këtij divorci ishte e përfshirë avokatja e famshme Laura Wasser.

Loading...