Dita e nesërme do të ketë disa surpriza aspak të këndshme për ju. Astrologët ju këshillojnë të bëni shumë kujdes me financat, pasi në të kundërt do të keni probleme shumë të mëdha në të ardhmen.

Ja parashikimi i yjeve, e premte 23 nëntor:

Dashi-Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do bëhet më emocionuese se kurrë. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha do ndihen disi më të qetë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime premtuese. Duhet të bëni zgjedhjen e duhur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të pa menduara sepse do keni probleme serioze.

Demi-Lidhja juaj do marrë një kthese tjetër gjatë kësaj dite dhe gjërat do bëhen më zyrtare. As surprizat nuk do mungojnë për asnjë moment në jetën tuaj. Beqarët do flirtojnë me personat e gabuar. Kujdes sepse do jeni ju që do lëndoheni më vonë. Në planin financiar mos mendoni vetëm për të sotmen, por hiqni disa para mënjanë që të përballoni edhe të papriturat e së nesërmes.

Binjakët-Klima në çift do fillojë dalëngadalë të ngrihet gjatë kësaj dite. Nuk do tregoheni aq kërkues ndaj partnerit dhe herë pas here do bëni disa lëshime. Beqarëve do iu duhet te bëjnë zgjedhje vendimtare te cilat nuk mund te shtyhem me. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do mund t’i zgjidhni problemet qe kishin kohe qe ju kishin dale. Do jeni me te qete ne mbrëmje.

Gaforrja-Jeta ne çift do shkoje për mrekulli për ju sot. Do e shfrytëzoni çdo moment deri ne maksimum dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Ne mesdite partneri do ju beje edhe një surprize te këndshme. Për beqaret nuk do jete dita e favorshme për takime. Qëndroni edhe sot ashtu si jeni. Ne planin financiar do përballeni me disa vështirësi te vogla te cilat do i kaloni sa hap e mbyll sytë.

Luani-Dite harmonike dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Te gjithë planetët do jene ne anën tuaj dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do kenë takime, por do hezitojnë te hedhin ndonjë hap me tej. Ne planin financiar mos pranoni te jepni para hua sepse situata juaj nuk është ne gjendjen me te mire te mundshme. Mund t’iu duhen para për vete.

Virgjeresha-Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Për këtë arsye marrëdhënia me partnerin nuk do jete aq e mira sa ju do dëshironit. Beqaret duhet ta jetojnë ditën ashtu si ta ndiejnë pa menduar se çfarë do ndodhe me vone. Ne planin financiar nuk do arrini ta stabilizoni si duhet situatën. Kjo do ju mërzitë pa mase dhe mund t’iu trishtoje.

Peshorja-Sot duhet te merreni me tepër me jetën tuaj ne çift sepse po e late pas dore do e keni te vështirë ta riktheni harmoninë. Fillojeni qe ne mëngjes duke përgatitur një ushqim te shijshme dhe përfundojeni ditën me një darke romantike. Beqaret duhet te jene te vëmendshëm ndaj sinjaleve te disa personave. Financat do jene goxha te qëndrueshme.

Akrepi-Dite shume e veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merrni propozime interesante nga partneri dhe do ndiheni shume mire për këtë fakt. Do e kuptoni edhe njëherë se ai ju dashuron fort. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa takime. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini ta stabilizoni shume shpejt situatën.

Shigjetari-Mundohuni ta largoni sa me pare rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Asnjërit prej jush nuk do i pëlqejnë te jetoje ne një mjedis tërësisht te qete dhe pa emocione. Beqaret ka mundësi te kenë edhe dashuri me shikim te pare. Shfrytëzojeni ditën! Financat do kërkojnë me shume kujdes. Ju mund t’iu gjeni zgjidhje edhe problemeve.

Bricjapi-Jupiteri do e influencoje pozitivisht jetën tuaj ne çift dhe do iu beje te ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. bashkëpunimi me te do vazhdoje te përmirësohet. Beqaret do e duan shume lirinë qe kane dhe fillimi i një lidhjeje do i “frikësojë”. Financat nuk do jene ne gjendje shume te keqe, por maturia dhe kujdesi do e mbanin situatën te stabilizuar.

Ujori-Nëse nuk doni qe situata ne çift te përkeqësohet mos u tregoni kokëfortë dhe tolerojeni pak me tepër atë qe keni ne krah. Edhe ai nga ana e tij do beje te pamundurën qe te ruaje një klime sa me te ngrohte. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me personin qe do takojnë. Shprehini ato qe ndieni. Ne planin financiar duhet ende te shpenzoni me kufi.

Peshqit-Dite perfekte kjo e sotmja për çiftet. Jo vetëm qe do dashuroheni ne mënyrë pasionante me partnerin, por mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi jetike. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar nuk do përballeni aspak me surpriza te këqija. Çdo gjë do shkoje me se miri ne këtë fushe.