Presidenti Gjorge Ivanov nga Samiti “Bosfor” në Stamboll porositi se është e domosdoshme lidhje  politike, lidhje në sistemin e sigurisë, në ekonomi, në transport si dhe lidhje digjitale midis shteteve që të mundet kompanitë të  jenë më konkurrente në tregun global, shtete më të suksesshme në krijimin e kushteve për prosperitet të të rinjve, ndërsa rajonet të bëhen më atraktive për investimet e huaja direkte.

Duke u fokusuar në sfidat me të cilat sot ballafaqohen ekonomitë, Ivanovi i theksoi  largimin e kuadrove profesionale dhe mënyrën e vjetërsuar të funksionimit të një pjese të kompanive.

Sipas tij që të tejkalohet fragmentimi rajonal, e domosdoshme është lidhje politike dhe lidhje në sektorin e sigurisë dhe kjo për Ballkanin nënkupton anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Bashkimi Evropian ishte projekti më i suksesshëm paqësor që i mobilizoi shtetet dhe shoqëritë nga Ballkani. Ne vullnetarisht ndryshojmë  për shkak të forcës transformuese të Unionit. Por lodhja nga zgjerimi tek ne krijoi një lodhje nga pritja dhe në vend se të merremi me reforma, ne  filluam të merremi me veten tonë. Prandaj, është e domosdoshme që BE-ja sa më shpejt të fillojë negociatat për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë”, tha Ivanov.

Qëllimi i Samitit “Bosfor” që mbahet nën patronazh të presidentit turk, është që të sigurojë platformë për dialog dhe të nxitë  bashkëpunim ekonomik midis shteteve.

Në kuadër të vizitës së punës në Turqi, presidenti Ivanov do ta vizitojë qytetin e Bursës, ku është parashikuar që të mbajë  leksion në Universitetin “Uludag”.