Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovksi sot ka kërkuar dorëheqjen e zv. kryeministrit Koço Angjushev, për arsye të skandaleve me grekët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur Angjushev po hesht dhe po i shmanget përgjigjjes së skandaleve që e lidhin atë me vendin fqinj, atëherë ne pyesim nëse publiku mund të presë që prokuroria jonë dhe institucionet kompetente do të hetojnë këtë rast që trondit opinionin në Maqedoni dhe Greqi.

Deri atëherë, nëse ka një hetim, ne kërkojmë Angjushev të japë dorëheqjen në mënyrë që ai të mos mund të ndikojë në hetimin nga pozicioni i pushtetit që ai ka aktualisht”, tha Dimçe Arsovski.

Sipas tij, zv. kryeministri nuk por ndalet me skandalet që janë hapur, jo vetëm në Maqedoni por edhe në Greqi. Kjo rrësirë që po na ndodh në vend është si rezultat i biografive të zeza të zyrtarëve të kësaj qeverive kriminale të LSDM-së.

“Mediat greke kanë njoftuar tashmë një hetim nga prokurorët grekë për shitjen e një kompanie EDS, e cila ishte në pronësi të EDS të kompanisë greke të energjisë shtetërore (DEI). Ne, dhe publiku në Maqedoni kemi shprehur dyshim rreth legjitimitetin e shitjes, sidomos duke pasur parasysh që ka ndodhur disa muaj para nënshkrimit të marrëveshjes kapitulluse të Prespës që prish interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Të përkujtojmë se Angjushev ishte një nga zyrtarët e parë që para nënshkrimit të marrëveshjes negocionte për emrin e shtetit”, tha Arsovski./Telegrafi/