Gjatë emisionit ‘Xing’ me Ermal Mamaqin, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj foli edhe për kohën në burgun e Hagës për të cilin tha se ishte si hotel me kushte shumë të mira.

“Sikur po shkon në një hotel. Kushtet higjienike, kushtet jetësore janë me shumë nivel. Dhomën e ke tënden, shtrat, çarçaf, mbulesa të reja, të pastra. Kuzhinë ku mund të gatuaje vetë. Unë mendoja se shumica e burgjeve ishin ashtu derisa kam parë këto të tjerat. Kishim televizor, kompjuter, palestër. Kam fjetur në hotele më të këqija se burgu Hagës”, tha Haradinaj.