Pep Guardiola ka thënë se asnjëherë nuk e ka kërkuar transferimin e Lionel Messit në Bayern Munich ose Manchester City.

Ylli argjentinas shkëlqeu nën menaxhimin e Guardiolas në Barcelonë, ku fituan tri La Liga dhe dy Liga të Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ka pasur vazhdimisht spekulime për një transferim të Messit në Bayern ose City që nga largimi i Guardiolas nga Barcelona, mirëpo asnjëherë nuk ka ndodhur diçka konkrete.

“Kur u largova nga Barcelona dhe shkova në Bayern, dhe tani në City, unë asnjëherë nuk kërkova transferimin e Messit”, ka thënë Guardiola.

“Asnjëherë nuk iu kam thënë klubeve që fillimisht e dua këtë lojtar”.

“E kam thënë qindra herë që e dua qëndrimin e Messit në Barcelonë. E dua këtë gjë”.