Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, e ka konfirmuar përsëri besnikërinë e tij ndaj Atletico Madridit dhe ka thënë se dëshiron ta shkruajë historinë në këtë klub duke fituar tituj me këtë klub.

Francezi i dha fund spekulimeve se ai mund të largohet nga Atletico Madridi për t’iu bashkuar Barcelonës pasi që e nënshkroi një kontratë të re me klubin nga Madridi gjatë kësaj vere, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë me “Kicker”, sulmuesi francez e konfirmoi përsëri besnikërinë e tij për ‘colchoneros’ dhe ka tha se ai synon që të fitojë sa më shumë tituj gjatë karrierës së tij me Atletico Madridin.

Griezmanni, në një intervistë, e ka pranuar se përshtatet me stilin e lojës në Gjermani, si në Bundesligë, por në fakt, ai ka thënë se është shumë i lumtur me ambiciet e klubit të tij.

“Bundesliga mund të jetë ligë ku mund të luaj unë, por ndihem rehat këtu me Atleticon. Ne kemi një projekt të bukur këtu me të cilin unë identifikohem plotësisht. Unë dua t’i ndihmoj këtij klubi të rritet pasi që kjo më ndihmon edhe mua të rritem. Dua të mbetem në histori këtu”, ka thënë Griezmann.