Shefi i Eurogrupit, Mario Centeno tha sot se ekonomia greke po regjistron një drejtim pozitiv.

“Greqia i është rikthyer rritjes dhe rezultatet janë pozitive. Performanca fiskale ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Të dhënat e fundit sugjerojnë se Greqia do të tejkalojë objektivin fiskal për të tretin vit radhazi, përfshirë edhe surplusin primar që synon 3,5%”, tha Centeno.

Centeno theksoi gjithashtu se “Greqia është angazhuar që të qëndrojë në këtë rrugë pozitive duke implementuar politika dhe reforma për zhvillim”.