Gjykatësja Dobrila Kacarska ndau procedurën për 27 prillin për të pandehurin Sasho Markovski. Këtë në sallën e gjyqit e kërkoi prokurorja Villma Ruskoska sepse i pandehuri është në spital dhe me gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

Pas ndarjes së procedurës për Markovskin, sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. Vazhdoi shqyrtimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë me çka Prokuroria dëshmon se sigurimi në Kuvend i ka udhëzuar njerëzit me maska se si më shpejtë të arrijnë në sallën e shtypit.

Për hyrjen e përgjakshme në Kuvend të akuzuar janë 33 vetë për rrezikimin e rendit kushtetues.