Një gjyqtar në Uashington ka urdhëruar që Shtëpia e Bardhë t’i lejojë sërish qasje gazetarit të CNN-it, Jim Acosta pasi Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara i ka tërhequr kredencialet.

Në vendimin e gjyqtarit është thënë se qasja duhet të rikthehet ndonëse CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjyqtari ka thënë se vendimi i Shtëpisë së Bardhë ka mundësi të ketë shkelur të drejtën e gazetarit për liri të shtypit.

Duke folur jashtë gjykatës, Acosta ka përshëndetur vendimin dhe u ka thënë gazetarëve “le t’i kthehemi sërish punës”.

Sipas vendimit, Zyra për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë detyrohet t’i lejojë qasje Acostas në këtë instituicion si dhe t’i rikthejë kredencialet që i lehtësojnë atij hyrjen.

Avokati i Acostas e ka cilësuar vendimin si “ ditë të mrekullueshme për amandamentin e parë dhe gazetarinë”.

CNN në anën tjetër ka thënë në një deklaratë se “ne jemi shumë të lumtur me këtë vendim dhe mezi presim rezultatet në ditët e ardhshme”.

“Falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që kanë përkrahur jo vetëm CNN, por edhe shtypin amerikan të lirë, të fuqishëm dhe të pavarur”, është thënë në deklaratë.

Loading...