Të gjithë ata që kanë një lidhje të gjatë dhe ndjejnë sikur diçka nuk shkon, duhet të shikojnë pikërisht këto gjëra në lidhjen e tyre.

Sipas një studimi thuhet se pjesa më e madhe e njerëzve janë të pakënaqur nga lidhjet e tyre dhe se problemet më të vogla mund t’i çojnë direkt drejt ndarjes.

Terapisti Chris Donoghue këshillon të provoni një herë këta hapa, përpara se të jetë vonë për të shpëtuar lidhjen tuaj.

Tregojeni sa më shpesh atë që ndjeni

Pas disa kohësh, kur ju mendoni se partneri juaj tashmë e di se çfarë ndjeni për të, faktikisht është momenti ku duhet t’ia ripërsërisni edhe me shumë. Kjo do t’iu afrojë akoma më shumë.

Mos flisni me të tjerët për jetën private të partnerit tuaj

Nuk do të ishte aspak mirë që persona të tjerë të dinin detaje të jetës private të partnerit. Mund të tregoni gjëra të përgjithshme, por asnjëherë detaje tepër personale apo private që partneri i ka ndarë vetëm me ju.

Tregohuni të hapur, edhe nëse është diçka e sikletshme

Në momentin që ju flisni hapur me të për gjërat tuaja më të sikletshme, i tregoni sesa besim keni dhe sesa rëndësi ka për ju që të flisni me të. Nëse nuk do e bëni këtë gjë dhe partneri do e mësojë më vonë, ka për të qenë një situatë aspak e këndshme për të dy.

Përdorni fjalën ‘mendoj’ gjatë një zënke

Mundohuni ta bëni të qartë që çdo argument që jepni, ka lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën tuaj të mendimit dhe jo domosdoshmërisht të paraqitet si diçka që është detyrimisht vetëm ashtu siç thoni ju gjatë zënkës.

Shikoni filma bashkë

Jo vetëm filma në përgjithësi, por filma që flasin për lidhjet. Sa më shumë të shikoni filma të tillë bashkë, aq më shumë do ndani me njëri-tjetrin mendimet për mënyrën sesi duhet të funksionojë marrëdhënia juaj.

Bëni më shumë aktivitetet bashkë

Një pjesë e rëndësishme e lidhjes janë dhe aktivitetet që zhvilloni bashkë, shkruan Anabel. Mundohuni të keni gjithmonë larmishmëri në aktivitetet tuaja dhe të shmangni monotoninë.

Kaloni një sasi të caktuar kohore vetëm të dy

Kjo gjë është në varësi të angazhimeve që ka secili prej jush. Mund të bisedoni dhe të arrini të zgjidhni një sasi të caktuar kohore dhe një moment të përshtatshëm për ta kaluar vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, pa telefona, pa asnjë gjë që mund të tërheqë vëmendjen tuaj nga partneri.