Sonte në Elbasan Arena do të zbresë kombëtarja shqiptare përballë uellsianëve me në krye Gareth Bale. Dy ekipet janë përballur vetëm dy herë me njëra tjetrën, ku britanikët kanë fituar një prej ndeshjeve, e një tjetër është mbyllur 1-1.

Në miqësoren e sotme kombëtarja kuqezi zbret vetëm me synimin për të fituar, jo vetëm për të barazuar bilancet me Uellsin, por edhe për të harruar shijen e hidhur të humbjes të shkaktuar tre ditë më parë nga një tjetër kombëtare britanike, atë të Skocisë, që na mposhti 0-4 në “Loro Boriçi”.

Por ndërsa ende nuk ka nisur ndeshja, një gjë është e sigurt, Uellsi na mposht me vlerën kartonëve të lojtarëve të saj.

Nuk është e nevojshme të ndalemi tek të gjithë, mjafton që të përmendim sulmuesin e Realit të Madridit, Gareth Bale, i cili kushton 90 milionë euro.

Ndërkohë që kuqezinjtë të gjithë së bashku, shkojnë pak më shumë se 69 milionë euro, pra 21 milionë euro më pak se një lojtar i vetëm i miqve.

Më poshtë keni edhe vlerat e lojtarëve kuqezi, sipas transfermarkt.

Image