G4shi është një nga reperat shqiptarë më të njohur në arenën ndërkombëtare, i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtari ka treguar se ka një simpati të veçantë ndaj shqiptarëve tjerë të suksesshëm, në veçanti ndaj artistes Dua Lipa.

Këtë e shfaqi edhe sot, kur në profilin e tij personal në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqej bashkë me ku shfaqej bashkë me Duan, në prapaskenat e festivalit “Sunny Hill”, teksa valëvisnin flamurin kuqezi.

“Madhështore, krenar me ty Dua Lipa”, është shkrimi që ka bërë ai përbri fotografisë.

Ju kujtojmë që kënga e fundit e G4shit është titulluar “No face no case” dhe është publikuar vetëm pak ditë më parë.

©